Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci realizoi vizitën e radhës në terren në bodrumin e verës “Eko Wine” në Rahovec ku u prit nga pronarët Mujë dhe Bekim Hoxha, të cilët njëkohësisht në kuadër të aktivitetit të tyre janë përfitues të projektit në vlerë prej 400 mijë Euro në kategorinë e granteve investive në bujqësi.
Ministri Faton Peci i përgëzoi vëllezërit Hoxha për punën e tyre në të mirë të zhvillimit të sektorit të vreshtarisë. “Duke parë nga afër punën dhe angazhimin tuaj, ne si institucion na motivon ta përkthejmë në angazhim për rregullimin e infrastrukturës politike për avancimin e bizneseve agropërpunuese”, tha Ministri Peci.
Vëllezërit Hoxha janë prodhues të disa llojeve të verës siç janë: Shiraz, Cabernet Sauvignon, Merlot, Vranac, Pinot Noir, Chardonnay, etj.
Bodrumi “Eko Wine” me 7 hektarë vreshta në pronësi, ka një kapacitet prej 600 mijë litra verë, ndërsa në vit prodhojnë rreth 200 mijë litra verë, ku rreth 70 përqind të kapacitetit të tij e eksportojnë në Shqipëri, Zvicër, Gjermani, Kroaci, si dhe në vende të tjera të rajonit.
Ndryshe, në këtë bodrum me marrëveshje kontraktuale janë të angazhuar rreth 25 fermerë nga të cilët grumbullojnë rrushin dhe verën. Gjithashtu, janë të angazhuar 20 punëtorë të rregullt, ndërsa gjatë sezonës ky numër arrin rreth 50 punëtorë./arbresh.info/
Përfundon “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për ushtarët e F...
Policia e Shtetit: Do të garantojmë protestën e PD-së në Tir...
Hamza: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes ...
Abdixhiku: LDK-ja, e djathta dhe rugovizmi të bëhen bashkë d...
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...