Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati ka marrë pjesë në Forumin për Financa dhe Ekonomi sot në Shkup, ku u diskutua lidhur me situatën ekonomike në periudha të krizave globale.
Gjatë fjalës së tij, Ministri Murati u shpreh se Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë një varg masash për t’u bërë ballë pasojave ekonomike fillimisht nga pandemia COVID-19, e pastaj edhe nga kriza inflacionare e përkeqësuar nga lufta në Ukrainë. Me këtë rast, menaxhimi i mirë i financave publike e prioritizimi i mbështetjes ndaj grupeve më në nevojë u theksuan si elemente kyçe që kanë ndikuar që ekonomia e Kosovës t’i përballojë më lehtë krizat globale.
Tutje, Ministri nënvizoi që Pakoja e Ringjalljes Ekonomike së bashku me masat e fundit mbështetëse kanë synuar që çdo segment i ekonomisë të mbështetet, ashtu që ekonomia e vendit të jetë sa më e qëndrueshme ndaj krizave të ngjashme në të ardhmen./arbresh.info/
Fermerët francezë në protesta mbi marrëveshjen tregtare BE-M...
Kurti: Nga 1 janari do të kemi pikëkalime të përbashkëta kuf...
Mickoski: Bashkëpunimi ekonomik do të jetë mbi gjysmë miliar...
Takimi ndërqeveritar, Kurti: Partnerë të lidhur jo veç prej ...
Amorimi sot mban seancën e parë stërvitore me Unitedin
Vendimi i Biden për raketat/ Kremlini: SHBA po i hedh benzin...