Ministri Lluka: Diaspora vazhdon të luaj rol kyç në zhvillimin e Kosovës

11:57 | 30 Nëntor 2017
M. A.

Ministri i Ekonomisë, Valdrin Lluka ka thënë se diaspora vazhdon të luaj rol kyç në zhvillimin e vendit.

Ai në një intervistë për DW ka thënë se Diaspora ka bërë shumë për zhvillimin e Kosovës duke i veçuar investimet nga Gjermania.

“Diaspora ka bërë shumë për zhvillimin e Kosovës, kemi remitanca qe kapin vlertë 700 milion euro në vit. Pothuajse të gjitha investimet e huaja vijnë nga Gjermania. Kemi tash shumë kompani që bëjnë kontraktime nga Gjermania. Diaspora vazhdon të luaj rolin kryesor në zhvillim të vendin”, tha Lluka.

Ai ka folur edhe për Unionin e Bizneseve në diasporë.

“Një mekanizëm është Unioni i Bizneseve, qëllimi i tij është që të jenë në kontakte të vazhdueshme. Ministria e Diasporës është përgjegjës për investime strategjike”, tha ai.

Për më shumë ndiqni intervistën e plotë:

https://www.facebook.com/dw.shqip/videos/1637554899621737/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme