Ministri i Tregtisë dhe Industrisë Bajram Hasani pas zyrtarizmit të marrëveshjes së Fondit Kosovar për Garantimin e Kredive dhe Ambasadës së Suedisë tha se sot po zyrtarizohet kjo marrëveshje dhe politikat e MTI-së, janë për nxitje dhe zhvillim të qëndrueshëm të sektorit privat,raporton arbresh.info.
Ai tha se Fondi Kosovar për Garantimin e Kredive është shtyllë kryesore për zhvillim ekonomik të Kosovës.
“Të arriturat e këtij fondi deri më tani janë në nivel të kënaqshëm. Jemi duke bërë përpjekje që të bëjmë një analizë që ti ndihmojmë bizneset. Jemi të fokusuar në mbështetje të biznesit. Kemi ankesa nga ndërmarrjet sa i përket eksportit. Ne jemi në përkrahje të plotë të këtij fondi”, ka thënë ai./arbresh.info/
Shaip Kamberi merr pjesë në seancën e përbashkët mes Kosovës...
Gjithçka gati për seancën e përbashkët mes Kosovës dhe Shqip...
Edi Rama arrin në Kuvendin e Kosovës
Vdes pjesëtari i Policisë së Kosovës, Enver Mehana
Driloni merr në krah Sarën dhe e dërgon në shtrat
Rasti “Thaçi dhe të tjerët” me vendim për pjesëm...