Ministri i Financave Bedri Hamza ka pritur sot në takim Anders Wollter i ngarkuar me punën e Ambasadorit të Suedisë në Kosovë, ku diskutuan për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, në veçanti në fushën e ekonomisë dhe regjistrimit të pronave në Kosovë, shkruan arbresh.info.
Me këtë rast, Ministri Hamza e falënderoi Wollter për kontributin e tij dhe të shtetit Suedez që kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin për institucionet e Kosovës, në veçanti për përkrahjen e sektorit të regjistrimit të pronave si dhe në përgatitjen Projektligjit të Tatimit në Pronë i cili do ti hapë rrugën materializimit të reformës së nisur në këtë sektor.
Ministri Hamza, gjatë takimit gjithashtu theksoi se Ministra e Financave mbetet e angazhuar për plotësimin e detyrimeve të saja sipas marrëveshjes së bashkëpunimit me SIDA-n, në fushën e tatimit në pronë si një nga reformat më të rëndësishme të Ministrisë së Financave, dhe falënderoj shtetin Suedez për ndihmën dhe asistencën e sajë që Kosova të ketë një regjistër të saktë të pronave.
Ndërsa, Anders Wollter i ngarkuar me punën e Ambasadorit të Suedisë në Kosovë e falënderoi Ministrin Hamza për pritjen dhe shprehi gatishmërinë e shtetit të tij për zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik me Kosovën, në veçanti në fushën e regjistrimit të pronave si një nevojë e kahershme për Kosovën./arbresh.info/
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...
Hyrja e “lirshme” e drogës në burgjet e Kosovës, për tre vje...
Pacolli udhëton me tren: Moment qetësie larg zhurmës së përd...
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...