Ministri i Financave Bedri Hamza ka pritur sot në takim një delegacion të Fondit Saudit për Zhvillim (SFD-së) të kryesuar nga Abdullah M. Al-Shoaibi, ku u diskutua lidhur me parapërgatitjen e fillimit të punimeve në rrugën Prishtinë-Mitrovicë dhe mundësinë e investimeve në sektorin e shëndetësisë.
Gjatë takimit Ministri Hamza theksoj rëndësinë e projektit të magjistrales Prishtinë-Mitrovicë, dhe nevojën për realizimin e projektit në kohë duke siguruar respektimin e afateve kohore, shkruan arbresh.info.
Sipas një komunikate për medie në këtë takim po ashtu është diskutuar për mundësinë e bashkëpunimit në përmirësimin e infrastrukturës të sektorit shëndetësor në vlerë prej 20 milionë dollarëve amerikan, ku me këtë rast të dyja palët gjithashtu u dakorduan që të përcaktohen prioritetet nga Ministria e Shëndetësisë, për të mundësuar financimin e një projekti në këtë sektor të rëndësishëm për përmirësimin e kualitetit të jetës së qytetarëve.
Projekti në fjalë nga Fondi Saudit për Zhvillim kap vlerën prej 13.7 milionë euro, me mundësi të ngritjes së vlerës së financimit për të financuar pjesën e hyrje/daljes në Mitrovicë./arbresh.info/
Burimi pyet Sarën: A ishte mërzit nëse dal sonte?
Rohde përgëzon policinë e Kosovës dhe atë gjermane për aksio...
Haradinaj: Rinia e Aleancës është e përgatitur të jetë shtyl...
Maqedonci falënderon ushtarët amerikanë për punën e tyre për...
LDK njofton se “Turneu i Ndryshimit” do të mbahe...
Ukraina do t’i kërkojë NATO-s ftesë për anëtarësim javën e a...