Ministri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj do të marrë pjesë në edicionin e parë të konferencës “IT Hub Connect 2018 – Innovations, Regulations and Investments”, që mbahet më 26 dhe 27 mars në Sofje të Bullgarisë.
Sipas njoftimit të ministrisë, qëllimi i konferencës është forcimi i më tejmë i marrëdhënieve midis industrive të IT në Ballkan, Indi dhe SHBA, duke krijuar baza të përbashkëta për bashkëpunim të suksesshëm.
“Në konferencë do të marrin pjesë ministrat e Inovacionit të vendeve të Ballkanit, si dhe përfaqësues të Komisionit Evropian për ekonomi Digjitale dhe Shoqëri. Gjatë qëndrimit në Bullgari, ministri Besim Beqaj do ta takojë edhe ministrin e Ekonomisë së Bullgarisë Emil Karanikolov”, thuhet në njoftim.
Konferenca “IT Hub Connect 2018 – Innovations, Regulations and Investments”, mbahet nën patronazhin e Presidencës Bullgare të Këshillit të BE-së.
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës