Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, z.Agim Veliu, ka pritur në takim një delegacion të misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, të kryesuar nga z. Gabriel Di Bella, Shef i Misionit për Kosovë në kuadër të Departamentit Evropian të FMN-së dhe znj. Stephanie Eble, Përfaqësuese Rezidente Rajonale për Ballkanin Perëndimor.
Në këtë takim njoftues, ministri Veliu e njoftoi për prioritetet e tij si ministër i MPBAP, duke përfshirë buxhetin, ngritjen e kapaciteteve të agjencive vartëse të Ministrisë si dhe sigurinë e përgjithshme në Kosovë.
Me këtë rast, ministri Veliu falënderoi delegacionin për përkrahjen e vazhdueshme që Fondi Monetar Ndërkombëtar i ka dhënë Kosovës dhe në veçanti MPBAP-së.
Ndërsa Shefi i Misionit për Kosovë z. Gabriel Di Bella, përgëzoi z.Veliu për emërimin e tij si ministër dhe shprehi vullnetin e tij për bashkëpunim në të ardhmen./arbresh.info/
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...