Google ADS

Minatorët e “MIM Golesh-it” me kërkesë për presidentin

15:49 | 14 Prill 2016
Arbresh.info

Këshilli i Minatorëve të ndërmarrjes “Miniera dhe Industria e Magnezitit-Golesh” (MIM Golesh) , sot i janë drejtuar Presidencës së Kosovës me një kërkesë me shkrim për takim me presidentin Hashim Thaçi.

Qëllimi i kësaj kërkese bazohet në vështirësitë, problemet dhe gjendjen e rëndë socio-ekonomike të mbi 170 punëtorëve të kësaj Miniere, të cilët që prej tetorit të vitit 2014 kanë mbetur pa punë pas një vendimi të marrë nga menaxhmenti i AKP-së.

Kryetari i Këshillit të Minatorëve të MIM-Goleshit, Abedin Hazrollaj pas dorëzimit të kërkesës drejtuar presidentit të Kosovës, tha se për shkak të kushteve në të cilat janë punëtorët e kësaj miniere pas masave që i ka marrë AKP, ata vendosën që t’i drejtohen presidentit të vendit. Me presidentin kërkojmë të diskutojmë për problemet dhe gjendjen e rëndë të punëtorëve të MIM Goleshit, tha për KosovaPress, Hazrollaj.

“Para dy ditësh kemi pasur një takim me një numër të c aktuar të minatorëve, ku është diskutua gjendja shumë e vështirë e minatorëve, të cilët kanë mbetur jashtë minierës pas masave që i ka marrë AKP, me arsyetimin se gjoja investitori nuk i ka kryer obligimet që i ka pasur me SpinOff Special. Kemi diskutuar gjatë, ku njëkohësisht ka qenë një propozim që të gjithë minatorët të vijnë dhe të protestojnë këtu para Presidencës, mirëpo kemi gjetur një solucion dhe kemi vendosur që ta bëjmë një kërkesë me shkrim dhe t’i drejtohemi presidentit që të gjejë kohë dhe mundësi që të na pranoj Këshillin e Minatorëve për të diskutuar për problemet, hallet dhe gjendjen reale të Minierës dhe Industrisë së Magnezitit në Golesh”, tha ai.

Hazrollaj tha se kohë më parë kishin qenë edhe në AKP për t’i kërkuar të drejtat e tyre, por kjo e fundit, sipas tij, i është referuar vendimit të Gjykatës së Dhomës së Veçantë. Ai shpreson se presidenti do të jetë i arsyeshë m për t’i kuptuar problemet dhe gjendjen e punëtorëve në të cilën ndodhen.

“AKP po bazohet në vendimet e Gjykatës së Dhomës së Veçantë, ku dihet se cila ka qenë kërkesa e investitorit, por që dihet edhe vendimi. Ato dokumente me siguri i ka edhe Presidenca. Mirëpo kësaj radhe jemi drejtuar te Presidenti Thaçi, sepse kemi shpresë që do të na kuptoi dhe do të jetë si promotor që kjo çështje të zgjidhet… Besojmë që Presidenti do të gjej kohë të na ftoi që ta diskutojmë këtë problem, i cili po na preokupon qe një vit e gjysmë”, tha Hazrollaj.

Ai tha se numri i përgjithshëm i të punësuarve në Minierën e Goleshit ka qenë 186, për momentin aty punojnë rreth 15 prej tyre, që i bie se rreth 170 punëtorë të tjerë kanë mbetur rrugëve dhe pa të ardhura.

KosovaPress sjell të transk riptuar kërkesën e Këshillit drejtuar presidentit Hashim Thaçi:

“Presidentit të Kosovës,

Kërkesë

-Për një takim të mundshëm me Këshillin e Minatorëve të MIM-Goleshit.

Ku si qëllim është njoftimi i precedentit me vështirësitë, problemet dhe gjendjen shumë të rëndë soci-ekonomike, me të cilën përballën çdo ditë, minatorët e MIM-Goleshit.

Besojmë fort, se do të keni konsideratë ndaj kësaj kërkese, ku për ne do të ishte jetike dhe do të na jepte shpresë, se e ardhmja jonë do t’i jep jetës kuptim.

Kryetari i Këshillit të Minatorëve të MIM-Goleshit, Abedin Hazrollaj. ”

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme