Për t’ia nisur kësaj pune iu deshën fillimisht afër 30 mijë euro dhe një hapësirë prej dy hektarë e gjysmë.
Ai tregon se nga përvojat në diasporë kuptoi se bujqësia është çelësi i zhvillimit për vendlindjen, raporton KTV, përcjell Albinfo.ch.
Megjithatë, tregon se deri tani nuk ka pasur përkrahje institucionale dhe barrierat e shumta po ia vështirësojnë punën.
Edhe dërgesat nga diaspora kanë shënuar rritje për 13.4 milionë, nga 221 milionë në 245 milionë euro, për katër mujorin e parë të këtij viti, krahasuar me vitin paraprak.
Nga analizat e Bankës Qendrore të Kosovës del se paratë e dërguara nga diaspora shkojnë në investime që nuk sjellin punësim.
Pjesa më e madhe e parave të dërguara nga diaspora vijnë nga Gjermania, e përcjellë nga Zvicra, SHBA’ja, Austria dhe Italia.
E investimet e huaja në vitin e kaluar kanë shënuar rritje prej 30.8 për qind, duke shënuar vlerën 287.8 milionë euro.
FFK: Racizmi dhe thirrjet anti-Kosovë në Rumani, sulm ndaj v...
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për identifikimin e...
Bejruti përballet me sulme të vazhdueshme izraelite
Shqipëria e angazhuar për të forcuar sigurinë detare
67 kandidatë kalojnë testin me shkrim për 21 pozita për gjyq...
Mediat ndërkombëtare shkruajnë për ndërprerjen e ndeshjes Ko...