Google ADS

Miliardat e diasporës

08:00 | 12 Korrik 2015
Arbresh.info

Remitanca përmenden në çdo raport publik dhe gjithmonë në kuptimin e ndikimit të saj pozitiv të ekonomisë së Kosovës, pasi të gjithë parametrat e tjerë janë negativë. Pra, kur për shkallën e papunësisë thuhet se është më e larta në Evropë dhe kur varfëria dhe deficiti tregtar janë në nivele alarmante, shkruan sot Koha Ditore.

Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Botërore e vetë Qeveria e Kosovës janë të vetëdijshëm për rëndësinë që kanë dërgesat nga jashtë në ekonominë e dërrmuar të Kosovës. Paqja sociale në një vend me shkallë të lartë të varfërisë dhe me nivel të lartë të papunësisë është garantuar vetëm falë dërgesave dhe investimeve të bashkatdhetarëve që jetojnë gjithandej botës.

Miliarda euro llogaritet kontributi i diasporës në Kosovë. Fillimisht, ata së bashku me donacionet e huaja kishin rolin kryesor në rindërtimin e Kosovës pas luftës.

Nga viti 2004, diaspora kishte rol kyç edhe në zhvillimin ekonomik përmes investimeve, por edhe në ruajtjen e paqes sociale pasi niveli i pagës mesatare prej 200 eurosh nuk garantonte jetë normale as për të punësuarit.

Tashmë, Qeveria e Kosovës po synon që diasporën të ketë partnere në zhvillimin e Kosovës, duke i ofruar mundësi asaj që parat e fituara në diasporë t’i investojë në Kosovë. Kësaj radhe diasporës i premtohet se edhe do të fitojë nga investimi në Kosovë, apo pozicioni “Win-Win”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme