Deputeti, Milaim Zeka, thotë se nuk do të mbështesë qeverinë e Ramush Haradinajt, nëse nuk merr vendim për heqjen e pagesës së tarifës nga mërgimtarët.
“Parlamenti e ka detyrë ligjore për të kontrolluar ekzekutivitn. Deputetët përpos që kanë miratu ligje lidhje e palidhje nuk e kanë kontrollu Qeverinë. Nëse Qeveria aktuale në krye me kryeministrin Haradnaj nuk merr vendim për heqjen e kartonit të gjelbër unë nuk do të mbështes këtë qeveri,” është shprehur Zeka.
Por, sipas Ministrit të Financave, Bedri Hamza, ish-guvernator i Bankës Qendrore thotë se Kosova ende nuk e ka plotësu kushtin për anëtarësim në Byronë e Kartonit të Gjelbër.
Sipas tij, është tentu edhe përmes Sllovenisë por nuk është arritur.
“Me numër të madh të veturave të paregjistruara është e vështirë që të na japin Kartonin e Gjelbër,” është shprehur ministri Hamza.
/arbresh.info/
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...
Kurti komenton moscertifikimin e Listës Serbe
KG i FFK-së hap procedurë disiplinore ndaj Llapit dhe trajne...
Kurti: Prapa sulmit terrorist në Ibër Lepenc qëndron Millan ...
SHBA do të rrisë prodhimin e raketave