Microsoft mori një fitore të madhe ndaj Amazon për të mbyllur javën, por jo të gjithë do të jenë të lumtur për këtë.
Siç raporton Washington Post, përcjell Telegrafi, Microsoft fitoi një kontratë prej 10 miliardë dollarësh nga Pentagoni për shërbimet Cloud [ruajtja e të dhënave dhe ofrimi i shërbimeve në distancë] që do të forcojnë menaxhimin e të dhënave për ushtrinë. Të dy kompanitë kishin qenë pretendentë për kontratën që nga muaji prill.
Ka pasur spekulime se presidenti Donald Trump ndikoi në vendimin përmes komenteve publike të muajve të fundit. Trump ka kritikuar Amazonin disa herë dhe drejtorin e saj të përgjithshëm Jeff Bezos, madje edhe duke hyrë në procesin e tenderimit të Pentagonit.
Ndërsa, vendimi është i sigurt se do të jetë jopopullor, kjo mund të mos jetë e vetmja gjë që Microsoft duhet të shqetësohet. Kompanitë e teknologjisë janë përballur me protesta të brendshme dhe të jashtme për bashkëpunimin me Administratën Trump.
E fundit, por sigurisht jo më pak e rëndësishmja, punëtorët e Microsoftit kanë ngritur shqetësime për marrëdhëniet e kompanisë me ushtrinë.
Apple tejkaloi Microsoftin në vlerë tregu për të rimarrë fronin e kompanisë më të vlefshme në botë. Prodhuesi i telefonit iPhone u vlerësua me 1.065 trilionë dollarë duke kaluar Microsoftin për 200 milionë dollarë, ndërsa Amazon e ka ruajtur pozitën e tretë me 125 milionë dollarë. /Telegrafi/
Raportohet për një valixhe të dyshimtë në Ferizaj, policia j...
Sveçla jep detaje të reja për aksionin e sotëm në veri
Kurti vizitoi repartin e rinovuar të Hemodializës në spitali...
Hiqet flamuri i Serbisë nga një intitucion paralel në veri
Aksident mes tri veturave dhe kamionit në qendër të Prishtin...
Rashford e bën prioritet transferimin te gjiganti evropian, ...