Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku dhe nënkryetari i Komunës së Zveçanit, Florim Kelmendi të mërkurën nënshkruan memorandumin e mirëkuptimit me qëllim të financimit të projektit infrastrukturor për asfaltimin e rrugës Boletin- Rahovë e Madhe, në vlerë 750 mijë eurosh, ndërsa Komuna e Zveçanit do të ndajë 100 mijë euro mjete shtesë për këtë projekt.
Me anë të këtij memorandumi, Ministria e Infrastrukturës dhe Komuna e Zveçanit obligohen të sigurojnë mjetet financiare për realizimin e këtij projekti.
Komuna e Zveçanit obligohet të sigurojë kushtet e nevojshme për realizimin e projektit për operatorët ekonomikë, të kryejë procedurat e tenderimit të këtij projekti, të caktojë komisionin e vlerësimit, projekt-menaxherin, si dhe komisionin për inspektimin final të punimeve, në të cilin do të marrë pjesë një anëtar i MI-së.
Komuna obligohet që të sigurojë kushtet e nevojshme, që projekti të realizohet pa pengesa brenda afatit të caktuar, në përputhje me ndarjet buxhetore dhe me kualitet të lartë.
Po ashtu, Komuna është e obliguar të njoftojë MI-në për rrjedhat e realizimit të projektit, të kryejë çdo lloj shpronësimi të nevojshëm për zbatimin e këtyre projekteve, përfshirë procedurat e kompensimit në bashkëpunim me Ministrinë e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Ministrinë e Financave, dhe të hartojë projektin për çdo investim infrastrukturor, i cili kryhet sipas këtij memorandumi.
Pse këto dy shenja të horoskopit janë gjithmonë në qendër të...
Përfshihet nga zjarri një banesë në Fier
Barça deklason Bayern, Atletico bie nga Lille, Inter fiton m...
Mbretëri e Bashkuar, vdekjet nga kokaina u rritën 30%
Mbrojtja Civile e Gazës thotë se tre punëtorë të saj u plago...
“Prishet miqësia”, përplasje e fortë mes Vullnetit dhe Gresë...