Ministria e Financave njofton të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës se Ligji për Faljen e Borxheve publike për periudhën kohore deri më 31 dhjetor 2008, është në fuqi deri më 02 shtator 2016.
“Me këtë Ligj përfitojnë të gjithë personat, të cilët kanë obligime të pashlyera ndaj Institucioneve Shtetërore dhe Kompanive Publike në Kosovë.
Prandaj rikujtojmë të gjithë qytetarët të cilët përfitojnë nga falja e borxheve publike për periudhën deri më 31 dhjetor 2008 që të lidhin marrëveshje me Institucionin Shtetëror apo Ndërmarrjen Publike për pagesën e borxheve”, thuhet në njoftimin e MF-së.
Në rastin kur arrihet marrëveshja sipas Ligjit për Faljen e Borxheve Publike, personat e këtillë, përveç faljes së tërësishme të borxhit për periudhën deri më 31 dhjetor 2008, do të përfitojnë edhe faljen e ndëshkimeve për periudhën nga 1 janar 2009 deri më 31 dhjetor 2014.
“Mos hezitoni, shfrytëzoni këtë të drejtë ligjore dhe përfitoni nga falja e borxheve!”, përfundon njoftimin MF./arbresh.info.
Policia kontrolli një lokal në Pejë, arrestoi një person – i...
Vëllai i Madh liron nga kafazi banorët pas 24 orëve
Policia “rrjep” me gjoba qytetarët, Jashari: Prioriteti i ty...
Izraeli sulmon Bejrutin, Hezbollahu bazat ushtarake izraelit...
Galatasaray i vendosur ta thyej rekordin e transferimeve në ...
Haradinaj: Luan, linde 51 vjet më parë por për ne mbetesh gj...