Google ADS

MF do të kërkojë shtyrjen e afatit për faljen e borxheve

11:26 | 2 Shtator 2016
Arbresh.info

Ministria e Financave do të procedojë në Kuvendin e Kosovës, amandementin e ligjit për faljen e borxheve edhe për 6 muaj.

Ministri i Financave, Avdullah Hoti tha se shtyrja e afatit duhet të bëhet përmes ligjit dhe jo me një vendim.

Hoti po ashtu tha se deri sot janë falur mbi 120 milionë euro borxhe, ndërsa, nga ri-programimi i borxheve, buxheti ka inkasuar mbi 50 milionë euro.

Ndryshe, sipas ligjit sot kalon afati i aplikimit për faljen e borxheve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme