Ministria e Financave ka mbajtur sot një tryezë për projektligjin për Agjencinë e Tatimit dhe të Doganës së Kosovës në të cilën u tha se Agjencia për Tatime dhe Dogana e Kosovës po themelohet bazuar në Programin Qeverisës 2015-2018.
Në një komunikatë për media, thuhet se synimi i themelimit të kësaj Agjencie është krijimi i një agjencie moderne, me besueshmëri të lartë dhe e paanshme, që do të mbrojë interesat financiare të Republikës së Kosovës, do të sigurojë efikasitet dhe drejtësi për qytetarë dhe biznese gjatë përmbushjes së detyrimeve të tyre tatimore ndaj shtetit të Kosovës.
Ministri i Financave, Avdullah Hoti theksoi se Projektligji për Agjencinë e Tatimit dhe Doganës së Kosovës, është draftuar nga Grupi Koordinues i Ministrisë së Financave, Doganës dhe Administratës Tatimore të Kosovës, në mbështetje të plotë nga GIZ-i dhe në konsultim me FMN-në.
“Synimi kryesor i themelimit të kësaj agjencie është krijimi i një agjencie moderne dhe që ka besueshmëri të lartë , që është e paanshme që i mbron interesat financiare të Republikës së Kosovës, që tregon efikasitet më të lartë se sa që kanë treguar deri më tash këto dy agjenci”, tha Hoti.
Në anën tjetër, Ekrem Hysenaj tha se krijimi i Agjencisë së përbashkët ATK dhe Dogana ka edhe synimet e saj që është përmirësimi i shërbimeve ndaj qytetarëve dhe.
Ai po ashtu bëri të ditur se themelimi i agjencisë ka për synim edhe zvogëlimin e hendekut tatimor përmes krijimit të strukturave më të thjeshta dhe më efektive të mbledhje së të hyrave.
Shqipëria godet rrjetin e trafikimit që fshihte kokainën në ...
Ronaldo: Nuk po planifikoj të pensionohem, thjesht po e shij...
Murati akuzon opozitën për bllokim të uljes së çmimeve, i re...
IPK rekomandon suspendimin e një polici, u rrah me një qytet...
Digjet një veturë në rrugën Duhël-Prishtinë, nuk ka të lëndu...
Prishtina e Re ka triumfuar në miqëosre ndaj Trepçës