Ministria e Financave ka mbajtur të martën takimin e portofolios me KfW-në, në të cilin u diskutua për sfidat dhe sigurimin që obligimet ndaj kreditorëve po përmbushen plotësisht dhe në kohën e caktuar, duke u bazuar në marrëveshjet e arritura nga palët përkatëse.
Zëvendësministri i Financave Agim Krasniqi falënderoi Qeverinë gjermane që përmes ndihmës së KfW-së ka ndihmuar në realizimin e projekteve të rëndësishme siç është projekti i Ngrohtores së Prishtinës dhe së fundi projekti me fabrikat e ujit në Badovc dhe Shkabaj, të cilat ndikojnë direkt në mirëqenien e qytetarit.
Vetëm bashkëpunimi i mirë dhe i sinqertë ndërmjet dy qeverive ka mundësuar një implementim të tillë të projekteve dhe për këtë kemi edhe rezultatet e prekshme, u tha në takim.
Zëvendësministri Krasniqi gjithashtu tha se do të vazhdojnë me projektet e ardhshme dhe u ka bërë thirrje të gjitha institucioneve që të jenë realist në vlerësimin e sfidave në realizimin e projekteve.
Llapi ndahet me stafin e trajnerëve
Kurti: Pasaporta e Kosovës në top 10 pasaportat e botës që k...
Ligje të rëndësishme rrezikojnë të kthehen në pikën zero
“U dje kish nis”, videoja që nxjerr produksionin zbuluar – b...
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë