Metoda më moderne për lexim të ujëmatësve

11:59 | 22 Prill 2016
Arbresh.info

Kompania e Ujësjellësit Rajonal “ Prishtina” ka filluar të aplikojë teknologji të re për leximin e ujëmatësve për ujin e shpenzuar, ku do të ketë azhuritet dhe korrektësi në të dhënat e regjistruara në pikat matëse të ujit (ujëmatësve), si dhe informata për konsumatorin në kohë reale, lidhur me shpenzimet e ujit për secilin konsumatorë në zonën e shërbimit.

Sipas Ujësjellësit, kjo metodë përfshinë leximin me pajisjen e dorës (mBill), që minimizon çdo gabim eventual lidhur me shpenzimin e ujit gjatë leximit.

“Leximi dhe faturimi me këto pajisje përfshinë leximin e shpenzimit të ujit nga pajisja e dorës (mBill), çdo muaj, shtypjen dhe dorëzimin e faturës konsumatorit për shpenzimin e ujit , në momentin e leximit të shpenzimit nga pika matëse të ujit (ujëmatësi), mundësinë e korrigjimit aty për aty, në rast se vërtetohet gabimi në lexim, informatat e menjëhershme të shërbimit për konsumatorë, aty për aty, nëse duhet intervenuar te pika matëse e ujit (ujëmatësi), për arsye të parregullsive apo dëmtimeve eventuale të pikës matëse, sistemi i ri mundëson mbikëqyrje në çdo moment të aktiviteteve të leximit në kohë reale. Me fillimin e aplikimit të kësaj teknologjie do të ketë edhe ndryshime në kohën e leximit, si dhe ndryshime në dizajnin e faturës. Leximi i ujëmatësve duhet të përfshijë periudhën njëmujore të shpenzimit të ujit. Data e leximit të çdo konsumatori do të jetë e njëjtë sikurse e leximit paraprak, me maksimum (+/-) dy ditë pune. Në rast se data e leximit dhe toleranca e lejuar dy ditë i bie të jetë në fund të javës ose gjatë festave shtetërore, atëherë periudha kohore e shpenzimit të ujit mund të shkurtohet ose të zgjatet për aq sa zgjasin këto festa. Nëse lexuesi ose faturisti nuk mund të ketë qasje në leximin e pikës matëse të ujit (ujëmatësve) që gjendet në objekt të konsumatorit, për dy muaj me radhë të ciklit të leximit dhe faturimit, lexuesi duhet të raportojë për shkyçjen e këtyre konsumatorëve nga sistemi i rrjetit të ujësjellësit, për shkak të pamundësisë së leximit. Fatura e re e shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit përmbanë informata të njëjta sikurse edhe fatura e vjetër e ujit”, thuhet në njoftim.

Sipas Ujësjellësit, me rastin e vizitës, secilit konsumatorë do t’i gjenerohet (shtypet) fatura në të njëjtën kohë për ujin e shpenzuar, pos në raste të gabimeve apo shkaqeve tjera të mundshme teknike, mirëpo lexuesi është i obliguar që në afatin sa më të shkrutër, ( jo më larg se 24 orë ) të vizitojë sërish konsumatorin dhe të bëjë të gjitha përmirësimet e nevojshme.

“Pra, kjo metodë e re e leximit të ujëmatësve i minimizon shumë ankesat e konsumatorëve, pasi që aplikimi do të bëhet në prezencën e vet konsumatorit (aty për aty).Kemi filluar me komunën e Prishtinës, si fazë testuese, që më pas të vazhdohet edhe në komunat e tjera si: Podujevë, Fushë Kosovë, Obiliq, Shtime, Graçanicë, Lipjan dhe Drenas.Për qartësi të konsumatorit, kjo metodë e re e faturimit është njësoj sikurse metoda e faturimit nga ana e KEDS-it.Faturimi bëhet sipas Sistemit Tarifor të aprovuar nga ZRrUK ( Zyra Rregullatore për Ujë dhe Kanalizim).”, thuhet në komunikatën e Ujësjellësit.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme