Punonjësi i një fondacioni për mikrokredi për fermerë është ndaluar nga policia e Elbasanit për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh. Burime nga policia bëjnë me dije se Jorgaq Nishku, 63-vjeç nga Gramshi, kishte përvetësuar pagesat e kësteve të kredive të dy shtetasve. “Ky shtetas, u ndalua nga efektivat e policisë, pasi duke qënë me detyrë punonjës i FAF Gramsh (Fondacioni për dhënie mikrokredie për fermerë) dhe shtetasit L.SH, 33 vjeç dhe I.A 28 vjeç kishin marrë kredi pranë këtij fondacioni dhe këstet mujore ja paguanin rregullisht shtetasit Jorgaq Nishku, i cili dyshohet të mos ketë dorëzuar në arkën e fondacionit këstet mujore”, bën të ditur policia e Elbasanit./Top Channel
Rrahmani jep një mesazh të fortë në konferencë për media pas...
Skandal pas skandali në Rumani/ Tentohet të sulmohet Edon Zh...
Bajram Shala: Pati edhe racizëm dhe sjellje racore, hera e d...
Futbollistët dardan nuk kthehen në fushë, gjqytari e mbyll n...
Gjyqtari kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan tR...
Ky është parashikimi i motit për vikend