Google ADS

Merkel dhe Macron: Ka ende shpresë për një marrëveshje për Fondin e Rimëkëmbjes Ekonomike

08:54 | 20 Korrik 2020
Arbresh.info

Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron thanë se ata janë të gatshëm të shkojnë edhe më larg, pas debatit të gjatë dhe negociatave mbi kushtet e Fondit të Rimëkëmbjes Ekonomike prej 750 miliardë euro pas pandemisë COVID-19.

Me ndarjen e Bashkimit Evropian midis vendeve anëtare të veriut dhe jugut, si dhe lindjes dhe perëndimit, Merkel dhe Macron treguan që durimi i tyre po binte, pavarësisht nevojës për t’iu përgjigjur recesionit ekonomik me të cilin përballet blloku, përcjell Telegrafi.

“Ne po kalojmë në ditën e tretë të negociatave sot dhe sigurisht që është ajo vendimtare. Në këtë pikë, ne kemi punuar siç duhet përmes çështjeve të ndryshme duke përfshirë madhësinë e fondit, mënyrën e menaxhimit të tij dhe gjithashtu çështje në lidhje me sundimin e ligjit. Unë ende nuk mund të them nëse do të ketë një zgjidhje”, tha Merkel.

Ndërsa Macron, duke mbërritur në samitin e të dielës tha se, “unë besoj se është ende e mundur. Por këto kompromise nuk do të bëhen në kurriz të ambicies evropiane”.

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian ishin takuar të dielën, në përpjekje për të arritur një marrëveshje mbi buxhetin shtatëvjeçar të bllokut, që kap shifrën e 1.85 trilion eurove.

Ky ishte takimi i tretë i liderëve të BE-së, pasi në dy ditët paraprake, ata dështuan që të arrinin një pajtim.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme