Google ADS

Mërgata nuk do të paguaj “sigurimin” në kufi, Kurti merr vendim ta mbulojë qeveria

10:49 | 3 Qershor 2020
Arbresh.info

Qeveria në detyrë e Kosovës në kuadër të Pakos së Rimëkëmbjes Ekonomike, kishte planifikuar që të marrë përsipër mbulimin e kostos së polisave kufitare apo siç njihen si “Karton i gjelbër”, për automjetet që hyjnë në vend për vitin 2020.

Në mbledhjen e sotme të qeverisë, Besnik Bislimi, ministër i Ministrisë së Financave dhe Transfereve ndër të tjera tha se kjo është e rëndësishme që diaspora të vij këtë vit.

“… dihet se sa është e rëndësishme vizita e diasporës edhe këtë vit kur dihet për ndihmesën e saj”, tha ai.

Vendimi ka hyrë në fuqi në ditën e nënshkrimit.

Lajmin për mbulimin e kostos së polisave kufitare apo siç njihen si “Karton i gjelbër”, e ka bërë të ditur mbrëmë zëvendësministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi.

Ndër të tjera ka shkruar se kjo ishte premtuar disa herë por që nuk është realizuar.

“Shumë shpesh është premtuar zgjidhja për “Kartonin e Gjelbërt”, por asnjëherë nuk kemi parë hapa konkret për zgjidhjen e këtij problemi që prek më së shumti #diasporën tonë. Jam e lumtur që për herë të parë, në vetëm disa javë përgatitje, si qeveri e Kosovës kemi vepruar në këtë drejtim”, kishte shkruar ajo ndër të tjera./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme