Mediet serbe e konfirmojnë ofertën e ‘Telekom Srbija’ për blerjen e IPKO-së, detajet pas mbylljes së tenderit

10:48 | 25 Qershor 2020
Arbresh.info

Edhe mediet serbe kanë raportuar për ofertën që Telekom Srbija ka bërë për blerjen e IPKO-së.

Tanjug ka shkruar sot se nga Telekom u kanë konfirmuar për këtë ofertë, por që nuk lejohen të japin hollësi, transmeton arbresh.info.

“Telekom Srbija ka bërë një ofertë jo detyruese për blerjen e operatorit kosovar Ipko, dhe për shkak të marrëveshjes për mos-zbulim, nuk lejohen të dalin me informacione më të hollësishme deri në mbylljen e tenderit, tha “Telekom” për Tanjug”, thuhet aty.

Gjithashtu aty thuhet se ky është një hap drejt realizimit të zgjerimit të biznesit.

“Është e vërtetë që Telekom Srbija bëri një ofertë jo detyruese për të blerë Ipko-në. Për shkak të marrëveshjes jo-zbuluese që kemi nënshkruar në këtë proces, ne nuk duhet të dalim me informata më të hollësishme deri në mbylljen e tenderit. Dihet që Telekom Srbija ka një ambicie të qartë për të zgjeruar biznesi, kështu që kjo ofertë është një hap tjetër në realizimin e këtij qëllimi ”, thonë ata në Telekom”, përfundon gazeta serbe.

Ndryshe mediet në Kosovë, ka disa ditë që kanë raportuar për këtë ofertë. Sipas tyre Telekom Srbija” ka ofruar 155 milionë për blerjen e kompanisë “IPKO” në Lubjanë.

Kjo ishte edhe oferta me çmimin më të lartë.

Gjithashtu është raportuar se IPKO nuk mund të ndryshoj pronarin e as të shes aksionet tek një kompani tjetër pa një miratim në ARKEP.

arbresh.info ka dërguar pyetje në ARKEP për të parë nëse ka ardhur një kërkesë e tillë por që ende nuk marrë përgjigje./arbresh.info/

Shala: Blerja e IPKO-së nga Telekom Srbija nuk mund të bëhet pa miratimin e ARKEP-it

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme