Shqipëria është cilësuar nga tri gazetat më prestigjioze suedeze dhe nga “L’Express” në Francë si një ndër vendet turistike mjaft atraktive për t’u vizituar në Ballkan.
Në këto artikuj theksohet se plazhet e Shqipërisë janë mjaft tërheqës dhe ngjasojnë mjaft me ato të Greqisë, ndërsa malet e larta ofrojnë gati të njëjtën pamje që turistët e ndeshin në Zvicër.
Kreu i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, Auron Tare, thotë se këto vlerësime të gazetave ndërkombëtare ndikojnë mjaft në prezantimin e Shqipërisë te turistët skandinavë, por edhe ata europianë. Këtë vit pritet që ishulli i Sazanit të hapet për turistët e huaj dhe shqiptarë.
“Suedezët po interesohet mjaft për Shqipërinë. Kjo tregon që produkti turistik shqiptar në vendet skandinave tashmë po njihet. Një nga gjërat më interesante që përmendej ishte hapja e ishullit të Sazanit për publikun, që tashmë është vendosur, pas diskutimeve në Qeverinë shqiptare. Së bashku me agjencinë partnere franceze të bregdetit. Po punojmë për të krijuar një lloj parku kombëtar për ta hapur për herë të parë ishullin e Sazanit për vizitorët shqiptarë dhe ata të huaj”, shprehet Tare.
Por Shqipëria ende nuk është gati për turizmin familjar, pasi nuk mund t’i ofrojë të gjitha shërbimet që ai kërkon. Sipas kreut të Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, vendi ynë është ideal për një turizëm aventuror.
“Shqipëria është gati si produkt turistik i aventurës, por jo i turizmit të maturuar për të konkurruar fqinjët, pasi mungojnë investimet e rëndësishme strategjike. Si një destinacion i aventurës, tashmë po merr goxha vëmendje nga të huajt. Nëse ne do të fokusohemi shumë në përmirësimin e produktit turistik të aventurës, unë mendoj se Shqipëria mund të jetë një destinacion i veçantë në Ballkan dhe më gjerë në rajon”, shton kreu i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit.
Shqipëria duhet të punojë për krijimin e resorteve të mëdha turistike të cilat duhet të ofrojnë të gjitha shërbimet që kërkon turizmi familjar.
Big Brother Vip Albania, ja ndryshimet që do të ndodhin
Assesi të këndellet City, dështon të fitojë edhe ndaj Feynor...
Kryeministri libanez u bën thirrje palëve të zbatojnë dhe t&...
ShBA-ja dhe Franca mirëpresin armëpushimin Izrael-Liban
Arsenal, Atalanta dhe Leverkuseni fitojnë me debakël ndeshje...
Presidenti izraelit: Marrëveshja e armëpushimit me Libanin d...