Pa dyshim që edhe media mund të ndikoj në përmirësimin e gjendjes ekonomike në vend. Kjo mund të bëhet përmes raportimeve të informatave për bizneset e vogla të mesme. Po ashtu, sipas njohësve të çështjeve ekonomike dhe gazetarëve angazhimi i mediave në promovim të bizneseve dhe informimit do mund të ndikoi në përmirësimin e gjendjes së bizneseve në vend.
Kjo është thënë në një takim të organizuar nga Asociacioni i Agjencive për Zhvillim Rajonal (ARDA) në Mavrovë të Maqedonisë me gazetarët e sektorit të ekonomisë të Kosovës.
Ibrahim Rexhepi, njohës i çështjeve ekonomike njëherit edhe njohës i fushës mediave të ekonomisë, thotë se është i domosdoshëm kontributi i medias në promovim të zhvillimit ekonomik.
“Po është i domosdoshëm angazhimi dhe fokusimi i mediave të promovimi apo të vëzhgimi monitorimi përcjellja e zhvillimeve ekonomike. Posaçërisht për shkak të nevojës së gjërave të cilat zhvillohen qoftë brenda institucioneve, qoftë brenda bizneseve të jenë më transparente, të jenë edhe më afërta me opinionin dhe të ndriçohet qoftë një elemente t’i mirë, një element pozitiv, optimist apo dhe e kundërta që të jetë më i kapshëm për publiku”, ka thënë ai.
Po ashtu, edhe Agon Sinanaj, gazetarë i ekonomisë, thotë se ndikimi i medias ka rëndësi të veçantë me raportime dhe plasim të lajmeve që kjo mund të ndikoi më vonë në zhvillim të vendit.
Salih Salihu, zëdhënës i ARDA-së, ka thënë se ky organizim është bërë me qëllim të bashkëpunimit mes ARDA dhe mediave e që sipas tij kjo do të ndikoj në bashkëpunime të më tejshme.
“Qëllimi i këtij organizimi nga ana e ARDA-së është që të vendos urat e bashkëpunimit me mediat në këtë rast mediave në nivelin kombëtar dhe me një objektiv të përbashkët që të gjejmë format e bashkëpunimit “, tha ai.
Ndryshe, ARDA, është organizatë e cila ofron këshilla për ato biznese të cilat kanë nevojë dhe interes për qasje në fondet e Bashkimit Evropian. ARDA përmes këshillimit i mundëson bizneseve të vogla dhe të mesme zhvillimit e bizneseve të tyre duke iu mundësuar qasje në fondet e BE-së. Për këtë arsye përfaqësuesit e ARDA për herë të parë kanë organizuar një seminare me gazetarë të ekonomisë me qëllim të promovimit të shpirtit të ndërmarrësish dhe zhvillimit rajonal në Kosovë./arbresh.info/
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...