Posta e Kosovës ka dhënë tenderin për pastrim të automjeteve zyrtare.
E për dy vite Posta do të paguaj vetëm 155,40 euro.
Kështu bëhet e ditur në njoftimin e kontratës të bërë publik në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik.
Në të njëjtin njoftim thuhet gjithashtu se Posta e Kosovës për kontratën me titull ‘Larja e automjeteve zyrtare të Postes së Kosovës sh.a.-Ritender’ kishte planifikuar të shpenzonte shumën prej 4 mijë euro.
Por pas hapjes së tenderit, kishte aplikuar vetëm një Operator Ekonomik i cili ishte ofruar vlerën e kontratës prej 155,40 euro.
Fituesi ‘AS Tech ” SH.P.K.’ nga Prishtina sipas njoftimit do të pastroj automjetet konform rregullave ne trafik.
“Mundësohet qe mjetet motorike te cilat i posedon Posta e Kosovës sh.a. te kenë autolarje te rregullt dhe te jenë të pastërta konform rregullave ne trafik”, thuhet në njoftim.
Kohëzgjatja e kontratës është 24 muaj apo 2 vite.
Ndryshe kompanie fituese është në pronësi të Afrim Sadikut ndërsa ka kapital prej 2 mijë euro.
Kështu thuhet në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës. Aty thuhet kompania është regjistruar në maj të 2015-es, ndërsa adresa e saj është rruga Tringë Smajli në Prishtinë.
Te përshkrimi thuhet se kompania kryen 8 aktivitete ndër to pastrimin e përgjithshëm të ndërtesave, mirëmbajtjen dhe riparimin e automjeteve, lyerja dhe vendosja e xhamave, etj.
Ndryshe kujtojmë që në fillim të këtij viti, Posta e Kosovë ka ulur pagat për punëtorët e saj prej 10 deri 15%.
Në njoftim thuhej se zvogëlimi prej 10% vlen për punëtorët me gradat 1, 2,3,4,5,6,7,8,9,10,11 dhe 12 ndërsa zvogëlimi për 15% do të bëhet për punëtorët me gradat13,14,15,16 dhe 17./arbresh.info/
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë