Google ADS

Më 8 maj mbahet ankandi i pestë i letrave me vlerë për vitin 2020

14:21 | 30 Prill 2020
Arbresh.info

Më 8 maj 2020 do të mbahet ankandi i pestë i Letrave me Vlerë për vitin 2020.

Këtë e ka bërë të ditur Ministria e Financave dhe Transfereve, shkruan arbresh.info.

Në njoftim thuhet se në këtë ankand do të emetohen Obligacione me maturitet 7 vjeçar në shumën prej 10 milionë euro.

“Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Publik, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (7 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave.

Aty thuhet se për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë duhet të kontaktohet ndonjërën nga bankat komerciale që operojnë në Kosovë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme