“Taksa ndaj Serbisë do të hiqet me 1 prill”.
Kështu ka bërë të ditur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë të jashtëzakonshme për medie.
Kurti ka thënë se gjatë javës se pas dy javësh do të hiqet tarifa për lëndën e parë.
“Gjatë javës së ardhme do të marrim vendim qe me datën 15 mars 2020 të hiqet tarifa për lëndën parë që importohet nga Serbia dhe Bosnja e Hercegobiva, Kjo si shenjë e vullnetit të mirë dhe gatishmërisë tonë për fillim të zgjidhjes së mirëfilltë të mosmarrëveshjeve ekonomike e tregtare me Serbinë”, ka thënë ai.
I pari i Qeverisë së Kosovës ka thënë se taksa 100% do të hiqet më 1 prill.
“Ftojmë Serbisë që ta ndërpres fushatën për çnjohje të Kosovës e nëse kjo ndodhë atëherë nga data 1 prill 2020 Qeveria e do ta heq tërësisht tarifën 100% nga Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës”, ka shtuar ai./arbresh.info/
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030