Mbyllet për dy orë rruga Prishtinë-Pejë-segmenti Kijevë-Dollc, shkak punimet

14:24 | 27 Nëntor 2024
L G

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, njofton se sot (27.11.2024) do të mbyllet rruga Prishtinë-Pejë, segmenti Kijevë-Dollc, për shkak të punimeve.

“Ju njoftojmë që ditën e enjte me datën 28.11.2024, ( E enjte) në trasen e Zgjerimit të Rrugës Nacionale N9.1, Segmenti Kijevë-Dollc LOT-3, do të realizohet minimi i dytë i masave shkëmbore nga ana e majtë dhe e djathtë e zgjerimit të rrugës.

Me këtë rast do të bëhet ndërprerja e qarkullimit të trafikut nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë e deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik.

“Ndërprerja e trafikut do të bëhet në intervalin kohorë: Nga ora 15:00 deri në ora 17:00. Ndërprerja i obligueshëm për të gjitha automjetet dhe pjesëmarrësit tjerë në trafik Luten pjesamarrsit në trafik për mirëkuptim dhe të i evitojnë lëvizjet në kohën dhe segmentin e cekur si më lartë, ose të shfrytëzojnë rrugë alternative”, thuhet në njoftim.

Organi Mbikqyres “ERALD-G”, menaxheret përkatës, Operatori Ekonomik I Kontraktuar “LIKA COMPANY SHPK” në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, do të ndërmarrin të gjitha veprimet e domosdoshme për të siguruar mbarëvajtjen e këtij procesi dhe për të dhënë informacionet e nevojshme./Arbresh.info/

Të ngjashme