Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK), ka njoftuar se janë mbyllur 2,376 ndërmarrje apo 171 ndërmarrje më shumë se sa në vitin paraprak.
“Sa i përket regjistrit të bizneseve, në vitin 2016 është shënuar rritje e numrit të ndërmarrjeve të regjistruara dhe po ashtu rritje e numrit të ndërmarrjeve të mbyllura. Numri i ndërmarrjeve të reja të regjistruara ishte 10,424 apo 591 ndërmarrje më shumë se sa në vitin paraprak, ndërsa u mbyllën 2,376 ndërmarrje apo 171 ndërmarrje më shumë se sa në vitin paraprak”, thuhet në raportin e BQK-së, për Vlerësimin Tremujor të Ekonomisë, raporton RTKlive.
Sipas këtij raporti numri më i madh i ndërmarrjeve të regjistruara vazhdon të jetë i koncentruar në sektorin e tregtisë me 2,738 ndërmarrje të reja, pasuar nga sektori i prodhimtarisë me 1,181 ndërmarrje, bujqësisë me 1,090 ndërmarrje dhe hotelerisë me 1,017 ndërmarrje.
“Krahasuar me vitin 2015, pothuajse në të gjithë sektorët është shënuar rritje e ndërmarrjeve të regjistruara. Në sektorin e bujqësisë është shënuar rritja më e lartë e ndërmarrjeve të regjistruara prej 145 ndërmarrje më shumë, pasuar nga sektori i prodhimit që u karakterizua me 134 ndërmarrje më shumë. Sektorët që shënuan numër më të vogël të ndërmarrjeve të regjistruara ishin sektori i tregtisë dhe patundshmërive (165 përkatësisht 16 ndërmarrje më pak)”, thuhet në raportin e BQK-së, për Vlerësimin Tremujor të Ekonomisë.
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...