Bazuar në statistikat që ka bërë publike Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë në Ferizaj, gjatë vitit të kaluar, në kuadër të masave për mbrojtjen e pyjeve, kjo drejtori ka ushtruar një numër të madh të fletëparaqitjeve penale dhe kundërvajtëse ndaj personave që në mënyrë ilegale kanë eksploatuar masën drusore.
Drejtori i DBP-së, Xhemajl Reçica, ka thënë se sektori pylltarisë në vazhdimësi ka qenë prioritet i pushtetit lokal, madje ka vë në dukje se gjatë vitit të kaluar ky sektorka ushtruar një numër të madh të fletëparaqitjeve penale, pa përjashtuar edhe masat tjera siç ështëkonfiskimi masës drusore por edhe i mjeteve të punës.
“Në këtë sektor kemi pasur një aktivitet të shtuar në mbrojtjen e pyjeve, gjatë vitit të kaluar ndaj dëmtuesve kemi ushtruar 224 fletëpenale në vlerë prej 1348 eurove dhe 440 paraqitje për kundërvajtje në shumën prej mbi 90 mijë eurove, por edhe konfisikime të masës drusore në sasi prej 400 metrave kub”, ka thënë Reçica.
Numri i madh i fletëparaqitjeve tregon mjaft se sa janë të rrezikuara pyjet e Ferizajt. Kur kësaj i shtohen edhe rastet e pazbuluara këto shifra dali n që të jenë shumë të larta. Zyrtarët thonë se pavarësisht kësaj, gjatë këtij viti do të intensifikohen veprimet në terren me qëllim të parandalimit dhe mbrojtjes më efikase të pyjeve.
Në anën tjetër zyrtarë tërrjetit të OJQ-ve ”Avonet”, i cili monitoron gjendjen e pyjeve në rajonin e Ferizajt, thonë se edhe përkundër përpjekjeve të institucioneve gjendja e pyjeve në komunën e Ferizajt nuk është në gjendjen e dëshiruar. Drejtori ekzekutiv i këtij rrjeti, Kenan Gashi, ka thënë për KosovaPress se Drejtoria për Bujqësi dhe Pylltari, gjatë viti të kaluar ka pasur një angazhim më të mirë në terren, mirëpo institucionet tjera siç është Agjencioni Pyjor i Kosovës dhe Policia nuk kanë qenë në krye të detyrës.
“Angazhimi i sektoritkomunal të pylltarisë ka qenë në nivelin e kënaqshme, por nuk mund të thuhet për Agjencioni e Pyjeve të Kosovës, i cili nuk ka arrit të hartoi strategjidhe forma për parandalimi n edëmtimit të pyjeve, kur dihet se çfarë kompetenca ka. Po ashtu edhe policia si pjesë e komponentës mbrojtëse nuk ka qenë në funksion të mbrojtjes së pyjeve dhe luftës ndaj keqbërësve”, ka thënë Gashi.
Ndryshe, mësohet se gjatë vitit të kaluar sektori i pylltarisë ka konfiskuar nga dëmtuesit ilegal një sasi prej 400 metrave kubtë masës drusore, e cila më pastaj me një vendim të ekzekutivit komuna i është ndarë rasteve sociale. Gjithashtu është bërë e ditur se vitin e kaluar në kuadër të planifikimeve të rregullta, komunaka lëshuar leje për eksploatimin e një sasie të masës drusore të planifikuar, duke mundësuar kështu gejenerimine të hyrave në vlerë prej afro 30 mijë eurove.
Hajnat vjedhin para dhe stoli ari në një shtëpi në Zveqan
Policia gjen drogë brenda burgut të Dubravës
Të shtëna me armë zjarri në Malishevë, policia arreston tetë...
Zhduket një vajzë në Prizren
Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë, rasti po het...
Liderët në tubime të diskutueshme me diasporën