Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka vendosur që afati për aplikim për pagesa direkte për grurë, misër, luledielli, farë gruri, perime në fushë të hapur dhe pemishte ekzistuese për vitin 2015, të zgjatet deri më 20 Prill 2015.
“Kjo zgjatje e periudhës për aplikim po bëhet për shkak të kërkesave të fermerëve dhe Drejtorive Komunale për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, duke iu mundësuar në këtë mënyrë aplikimin të gjithë fermerëve që kultivojnë këto kultura bujqësore.
Procedurat e aplikimit dhe dokumentacioni mbetet i njëjtë.
Vazhdimi i afatit për aplikim nuk vlen edhe për projektet e zhvillimit rural/grantet. Për këtë të fundit aplikimi përfundon nesër”, thuhet në një njoftim për media të MBPZHR-së/arbresh.info/.
Osmani: Kosova e bekuar me përkrahjen bipartizane amerikane
UNICEF lanson raportin: Analizë mbi gjendjen klimatike për f...
Begaj në Lushnjë: Promovim markave vendase të produkteve buj...
Dogana dhe IPK arrestuan një zyrtar doganor dhe një zyrtar p...
Lavrov krahason Kosovën me Ukrainën, kritikon OKB-në
Vullneti në rolin e gazetarit, merr në pyetje Atillën