Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi priti sot në një takim zyrtaren kryesore ekzekutive për Komunën e Mitrovicës së Veriut, Adrijana Hodzic, me të cilën ka biseduar për projektet zhvillimore të ministrisë, të cilat do të realizohen gjatë këtij viti në sektorin e bujqësisë, si dhe zhvillimet e përgjithshme në këtë sektor, transmeton Arbresh.info.
Me këtë rast, ministri Krasniqi, e ka njoftuar kryetaren më hollësisht për Programin për Bujqësi dhe Zhvillim Rural të këtij viti, ku në kuadër të këtij programi ai tha se do të mund te gjejnë mbështetje edhe një numër i konsiderueshëm i fermerëve të komunave te veriut.
Po ashtu, ministri Krasniqi shtoi se mbështetja për zhvillimin e bujqësisë në këtë komunë dhe të tjerat, do të rritet në vazhdimësi, me qëllim të shtimit të prodhimtarisë bujqësore, si dhe rritjes së cilësisë së prodhimeve vendore.
Nga ana e saj, kryetarja, Adriana Hodzic, e falënderoi ministrin për gatishmërinë për përkrahjen e mëtejmë të sektorit të bujqësisë në këtë komunë dhe komunave tjera te veriut./arbresh.info
Brazili do të ndalojë përdorimin e celularëve në shkollat fi...
Deri në 90 minuta pritjet për të hyrë në Kosovë nga Dheu i B...
Parashqevi Simaku dërgon mesazh të paharrueshëm nga New York...
Parashikimi i motit në Shqipëri, si do variojnë temperaturat...
Australi, lëshohen urdhra të evakuimit në shtetin Victoria p...
Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë – Ferizaj