Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi ka takuar sot shefen e UNICEF-it në Kosovë, znj.Laila Omar Gad me të cilën ka biseduar për bashkëpunimin e deritanishëm mes dy institucioneve, në veçanti për pasurimin e miellit. U vlerësua se Kosova ka bërë hapa të rëndësishëm në këtë drejtim duke e miratuar vite më parë ligjin, për të qenë kështu ndër vendet e para në rajon që ka punuar dukshëm në këtë drejtim.
Në këtë drejtim, MBPZHR-ja dhe UNICEF kanë nënshkruar në vitin 2012 një memorandum mirëkuptimi përmes të cilit është siguruar furnizimi me acid folik dhe hekur për prodhuesit e miellit në Kosovë. Këto dy elemente janë të rëndësishme për shëndetin e lehonave dhe fëmijëve të porsalindur.
Shefja e UNICEF-it vlerësoi implementimin e ligjit dhe memorandumit, por shprehi shqetësimin se ka rënë në përqindje pasurimi i miellit në Kosovë dhe shtoi se si organizatë janë të gatshëm të ndihmojnë edhe më tutje në këtë proces, në bashkëpunim me MBPZHR-në, por edhe prodhuesit vendorë.
Ministri Krasniqi premtoi se do ta trajtojë me prioritet këtë gjë, duke pasur parasysh rëndësinë që ka për shoqërinë pasurimi i miellit me këto elemente. Ai tha se do të shikohen të gjitha mundësitë, duke bashkëpunuar edhe me të gjitha institucionet tjera që mielli i prodhuar në Kosovë, por edhe i importuar të përmbajë sasitë e duhura të acidit folik dhe hekurit.
Ministri dhe zonja Omar Gad u pajtuan që të kenë komunikim të vazhdueshëm për të konkretizuar hapat e bashkëpunimit për këtë gjë.
Mbledhja e përbashkët Kosovë-Maqedoni, dalin detajet
Shqipëria mbyll përgatitjet në “Air Albania”, gati për ndesh...
Vëllai i Xhenetës me urgjencë vjen nga Suedia, gruaja e Mevl...
Kryetari Konjufca priti në takim deputetët laburistë të Mbre...
Qipro arrin fitore ndaj Lituanisë
Gjendet pa shenja jete një 60-vjeçar në Dibër, dyshohet se e...