Google ADS

MBPZHR: Heqja e akcizës së verës dëmton vreshtarët

12:02 | 23 Tetor 2017
Arbresh.info

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural konsideron se heqja e akcizës për verë do të dëmtonte vreshtarët e Kosovës.

Kapllan Halimi nga kjo ministri ka thënë gjatë takimit të ministrit të Bujqësisë Nenad Rikalo me Komisionin për Bujqësi në Kuvend, se nuk mund të hiqet akciza vetëm për produktet vendore, shkruan arbresh.info.

“Nuk mund ta heqim akcizën vetëm për produktet vendore dhe frikësohemi se me heqjen e akcizës mund të dëmtojnë prodhuesin dhe fermerin. Ky veprim dëmton prodhuesin dhe vreshtarët”, ka thënë Halimi./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme