Në Gjermani ka sot mbi 1 milion vende të lira pune dhe rreth 3 milionë vetë që kërkojnë punë. Si është e mundur kjo disbalancë?
Sipas ekspertëve kjo lidhet me transformimin e tregut të punës. Në disa degë, p.sh. në bujqësi apo pylltari nuk ka më nevojë për forca të reja pune. Kurse në sektorë të tjerë kërkesa është tepër e lartë.
Po a ka në Gjermani mungesë fuqie punëtore të kualifikuar? Alexander Kubis nga instituti IAB thotë se në Gjermani nuk ka një mungesë të tillë në të gjithë vendin dhe në të gjitha fushat e sektorët.
Por disa zona dhe sektorë kanë vërtetë probleme për të gjetur fuqi punëtore.
Sidomos mjaft vende të lira pune ka ndërkohë në sektorin e logjistikës dhe të magazinimit. Po ashtu mungesë dhe nevojë ka në sektorin e ndërtimit, si dhe të shëndetësisë dhe të përkujdesjes mjekësore.
Alexander Kubis thekson nga ana tjetër se shumë ndërmarrje sot shpenzojnë shumë më tepër ditë për të gjetur një person të përshtatshëm për vendet e punës se sa në vitin 2010.
Kështu sot kjo periudhë është 82 ditë, kurse në vitin 2010 ishte 70 ditë. Sipas tij sot kriter për punësimin është shkollimi dhe cilësia e tij dhe kjo gjë vërehet jo vetëm tek profesionet akademike por edhe tek personat që mbarojnë shkolla profesionale.
Miftaraj: Osmani i tregoi Qeverisë e Kuvendit se s’dinë të h...
“Si nuk po të vjen marre, nuk po të njoh se kush je”, Kevini...
Parandalohet futja e kontrabandës në Qendrën Korrektuese të ...
“Trepça” largon përkohësisht dhe një punëtor, mungoi në punë...
“Ftoha marrëdhëniet”, Meta flet në gjykatë për raportin me k...
Java e fundit e Ligës së Kombeve, Kuqezinjtë sonte kërkojnë ...