Google ADS

Mbi 800 mijë kupona fiskal dorëzohen në ATK

11:13 | 23 Korrik 2015
Arbresh.info

Që nga muaji prill e deri më tani në Administratën Tatimore të Kosovës janë grumbulluar 13.401 pliko nga qytetarët e Kosovës me 800,313 kupona fiskal brenda tyre.

Menaxheri i Lartë i Shërbimit dhe Edukimit të Tatimpaguesve më ATK Sami Salihu tha për Klan Kosovën se interesimi i qytetarëve ka qenë shumë i madh në mënyrë që atyre t`iu paguhen nga ATK-ja shumat e paraqitura përmes kuponave fiskal.

Sipas Salihut, qytetarët që shpenzojnë deri në 500 euro do t`iu kthehen 10 euro ndërkaq në shumën deri në 800, shuma prej 20 euro.

Projekti i titulluar ” Rimbursimi i mjeteve nga grumbullimi i kuponëve fiskal” sipas ATK se ka për qëllim vetëdijesimin e të gjithë qytetarëve që të pajisen me kuponë fiskal, njofton Klan Kosova.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme