Google ADS

Mbi 34 milionë euro kredi do të merren për KOSTT-in dhe Telekomin

16:27 | 25 Maj 2022
arbresh.info

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme, të mbajtur në mënyrë elektronike ka miratuar në parim kërkesat e ndërmarrjeve publike për huamarrje deri në 34 milionë e 275 mijë euro (34,275,000.00 euro).

Për KOSTT Sh.A. është aprovuar vlera e huamarrjes deri në 26 milionë e 500 mijë euro (26,500,000.00 euro) ndërkaq për Telekomin e Kosovës Sh.A., 7 milionë e 775 mijë euro (7,775,000.00 euro)./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme