Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e Hotelerisë në Kosovë për tremujorin e dytë (TM2) 2016.
Pjesë e anketës janë 109 hotele, që ushtrojnë veprimtari hoteliere në territorin e Kosovës. Pjesa më e madhe e hoteleve gjenden në rajonin e Prishtinës, Pejës, Ferizajt etj. Sipas anketës, kapaciteti i shfrytëzuar në nivel vendi është 14.18%.
Në TM2 2016 numri i vizitorëve është 33, 290 vizitorë, prej tyre 36.08% janë vizitorë vendorë dhe 63.92 % janë vizitorë të jashtëm. Kurse, numri i bujtjeve në TM2 2016 është 49, 639, ku 33.28% e bujtjeve janë nga vendorët dhe 66.72% janë të huajt.
Numrin më të madh të vizitorëve dhe netëqëndrimet e tyre e ka rajoni i Prishtinës me 19 162 vizitorë dhe 30 565 netëqëndrime.
Numri më i madh i vizitorëve të huaj përqendrohet në rajonin e Prishtinës, Pejës etj.
Sa u përket vizitorëve të huaj, numri më i madh është nga Shqipëria, Turqia, SHBA-të.
Peci: Nuk mundeni me më ndal as me ujë, as me plumba – veç p...
Haradinaj: Edhe sa shifra qindmijëshe e milionëshe duhet të ...
Papa Françesku kërkon të hetohet nëse në Gazë po kryhet gjen...
Plagoset me armë 32-vjeçari shqiptar në Itali
Mustafa i PDK-së: Kërkojmë shkarkimin e Ministrit Peci, Fito...
Hamza në Zvicër: Kosova synon te sjellë ekspertë ndërkombëta...