Mbi 26 mijë familje në Kosovë marrin social

18:56 | 15 Korrik 2017
Arbresh.info

Një pjesë e buxhetit të Kosovës është e ndarë për familjet të cilat jetojnë në kushte jo të mira ekonomike.

Kjo skemë e ndihmës sociale ju ofron një ndihmë të përkohshme financiare këtyre familjeve të cilat përzgjidhen në përputhje me kriteret e ligjit.

Numri i këtyre familjeve që janë përfituese të kësaj skeme është i madh, shkruan Indeksonline.

Vetëm në vitin 2016, numri i tyre është 26 mijë e 302 familje. Sa i përket rajoneve, numër më të madh këtyre përfituesve janë në Prishtinë, gjithsej 7 mijë e 502 familje me social.

Ndërsa, më se paku janë në Gjakovë me 2 mijë e 191 familje përfituese

Përgjatë viteve numri i familjeve që kanë marrë social ka ndryshuar, ku në vitin 2010 kanë qenë mbi 36 mijë familje me ndihmë sociale.

Ndërsa, sa i përket numrit të anëtarëve që përfitojnë nga ndihma sociale është 107 mijë e 575 anëtar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme