Mbi 2000 punëtorë pa kontratë

14:56 | 7 Prill 2016
Arbresh.info

A.H, edukatore në një çerdhe private në kryeqytet tash e gjashtë muaj sëbashku me kolegët e punës, pret të nënshkruaj kontratë me punëdhënësin.

“Kur jemi marrë vesh për punë udhëheqësi i qerdhës ka thënë se muajin tjetër të gjithë do ti keni kontratat e punës. Ka thuajse 6 muaj, që unë punoj dhe ende nuk kam kontratë të punës, ndonëse disa herë kemi biseduar me drejtorin që të na e lëshoj kontratën”, tregon A.H.

Ajo ndjehet e zhgënjyer, që për punën që bën nuk i paguhen as kontributet pensionale. Si A.H janë evidentuar mbi dy mijë puntorë që nuk e kanë parë me sy kontratën e punës e as nuk e dinë duket.

“Në vitin 2015 i kemi evidentuar 2,035 punetorë të cilët kanë punuar pa kontrata pune, ndërsa në vitin 2014 i kemi evidentuar 2,761. Rrjedhimisht kemi rënie të nr të punëtoreve të cilët janë evidentuar që kanë punuar pa kontrata pune, dhe atë për 726 punëtorë”, tregon për Gazetën Fjala Ibrahimi.

Këta punëtorë janë evidentuar në 9,505 inspektime sa ka realizuar Inspektoriati i Punës vitin e kaluar në 51 ndërmarrje. Ibrahimi tregon se vitin e kaluar kanë arritur të legalizoj punen e 1,863 punetorëve të cilët kanë punuar në mënyre informale.

Ndërkaq, Inspektorati i Punës ka shqiptuar 194 gjoba dhe 1,064 vërejtje me shkrim për punëdhënësit të cilët nuk zbatojnë ligjin e punës./Gazeta Fjala

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme