Shkalla e dëmit të shkaktuar nuk ka qenë e njëjtë në tërë zonën e prekur.
Komisioni i formuar nga ana e Kryetarit të Komunës së Rahovecit Idriz Vehapi për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara në kulturat bujqësore nga breshëri i datës 23 maj 2017, ka dalë me raport zyrtar për dëmet e shkaktuara, dhe sipas këtij komisioni dëmet janë në vlerë prej 1 milion e 160,754.80 euro.
Anëtarët e komisionit fillimisht kanë vizituar zonat e atakuara nga breshëri për të parë shkallën e dëmit të shkaktuar dhe në cilat kulturat bujqësore është shkaktuar demi. Përmes programit qe posedon Departamenti i Vreshtarisë dhe i Verërave ne Rahovec është përgatitur harta, nga e cila është nxjerr sipërfaqja e vreshtave të prekura nga breshëri, numri i vreshtave dhe kultivarët e rrushit.
Gjithashtu përmes programit të LPS-së, të gjithë fermerët të cilët kane aplikuar për subvencionimin e kulturave bujqësore të cilat kultivohen në këtë zone të prekur nga breshëri, është nxjerr sipërfaqe dhe kultura të dëmtuara.
Shkalla e dëmit të shkaktuar nuk ka qenë e njëjtë në tërë zonën e prekur dhe varësisht sipas kulturave kjo shkallë ndryshon. Në tabelën e mëposhtme do të paraqesim përqindje e demit të shkaktuar dhe vlerën për secilën kulture bujqësore dhe vlerën totale të dëmit nga breshëri.
Konstatim:
Komisioni konstaton se;
Në sipërfaqet me vreshta prej 334.69 ha, shkalla e dëmit të shkaktuar është nga 40 – 90%, vlera e dëmit 760.331€, në tabelë janë të paraqitura edhe kulturat tjera bujqësore, sipërfaqet, përqindja e dëmit të shkaktuar sipas kulturave si dhe vlera totale e dëmit të shkaktuar nga breshëri të datës 23.05.2017.
Vlera totale e dëmeve nga breshëri është 1,160,754.80 €
Dëme nga breshëri ka pasur edhe në kultura lavërtare si në misër dhe grurë, por këto dëme kanë qenë më të ulëta dhe nuk janë marr për vlerësim.
Anëtarët e komisionit:
1.Nysret Shala, kryesues, DBPZHR,
2.Sylejman Bala, anëtar; DVV,
3.Asllan Mazreku, anëtar; DEZH.
Sot nis Fest 63 – Për 4 net, 30 artistë në garë
Vrasja e dyfishtë në Gjakovë, ngritet aktakuzë ndaj dy të dy...
Zelensky thotë se kurrë nuk ka pasur marrëveshje të arritur ...
Osmani: Sllovenia është një nga aleatët dhe miqtë më të ngus...
Nesër mbahet mbledhja e përbashkët e kuvendeve Kosovë-Shqipë...
Antidroga gjen drogë duke u përpunuar në një laborator, arre...