Sipas një raporti të Drejtorisë Komunale për Ambient, në rajonin e Mitrovicës aktualisht ekzistojnë rreth 33 milionë tonë mbetje industriale, të cilat përbëjnë kombinime të zinkut dhe plumbit. Kurse sipas ekologëve, nga Prishtina deri në Rashkë ekzistojnë 16 deponi të mëdha të mbetjeve industriale, masa e të cilave është mbi 200 milionë tonë.
Mitrovica vazhdon të jetë qyteti më i ndotur në Kosovë dhe i kërcënuar seriozisht nga mbetjet industriale dhe nga mbeturinat tjera inerte. Gjendja tregohet të jetë alarmante pasi që rreth 33 milionë tonë mbetje industriale në rajonin e komunës së Mitrovicës vazhdojnë të mbesin të patrajtuara, shkruan Zëri.
Në vitet 2012 dhe 2013, Komuna e Mitrovicës ka arritur të marrë mbi 50 milionë euro donacione të huaja, kryesisht nga Komisioni Evropian, për të realizuar shumë projekte, por nga këto donacione është investuar pak apo aspak në ambient.
Dikur qyteti me industri të zhvilluar është i njohur për ambient të papastër, në mes tjerash edhe për shkak të mbetjeve industriale, por edhe për mbeturinat inerte, të cilat hidhen kudo e paraqesin rrezik për shëndetin e qytetarëve.
Para ndeshjes me Rumaninë, delegacioni i FFK-së mirëpritet n...
Ramosaj: Doracaku për “Edukim seksual” i papranueshëm, s’mun...
Pjesëtarë të FSK-së po mësojnë në Shqipëri të pilotojnë me h...
Prokuroria jep detaje lidhur me arrestimin e një serbi i dys...
Celibashi: 1.7 miliardë lekë duhen vetëm për votim elektroni...
Lista për Familjen për doracakët e Edukatës Seksuale: Disa s...