Mbahet takimi i parë i këshillit për mbikëqyrjen e tregut

07:14 | 20 Maj 2016
Arbresh.info

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) do të kryesojë sesionin e parë zyrtar të Këshillit Kombëtar për Inspektim që është organ koordinues i sapokrijuar për mbikëqyrjen e tregut.

Kjo ngjarje organizohet në kuadër të projektit të financuar nga BE për “Lëvizjen e lirë të mallrave në Kosovë”, objektiva e të cilit është të fuqizojë mbikëqyrjen e tregut dhe të forcojë mbrojtjen e konsumatorëve në Kosovë.

Përfaqësuesit e autoriteteve kryesore për mbikëqyrjen e tregut (MT) dhe doganat do të diskutojnë mbi temën e prioritetizimit në bashkërendimin e punës së tyre në nivel vendi në vitin 2016.

Do të miratohet rregullorja e punës së Këshilli Kombëtar për Inspektim, do të prezantohet baza e të dhënave për produktet e rrezikshme dhe do të shpallet nisja e punës së programit të parë vjetor për mbikëqyrjen e tregut ndër-sektorial për vitin 2016.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme