Google ADS

Mbahet takim i katërt i Komitetit të Përbashkët Monitorues të Programit të BNK-së Mali i Zi – Kosovë

14:37 | 19 Qershor 2020
V. S.

Mbahet takim i 4-të Komitetit të Përbashkët Monitorues të Programit të BNK-së Mali i Zi – Kosovë.

Me këtë raste  është bërë aprovimi i listës së 6 projekteve përfituese nga thirrja e II-të për projekt propozime në vlerë 2 milion e 40 mijë €.

Njoftimi i plotë i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal:

Prishtinë, 19 qershor 2020

Është mbajtur takimi i 4-të Komitetit të Përbashkët Monitorues të Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar Mali i Zi – Kosovë, me ç’rast është bërë aprovimi i listës së 6 projekeve përfituese nga thirrja e II-të për projekt propozime në vlerë 2 milion e 40 mijë €.

Këto projektet parashihet të fillojnë së zbatuari nga muaji korrik 2020, në dy prioritete, si: 1) Punësim dhe 2) Turizëm.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme