Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, ku janë diskutuar shumë çështje të përcaktuara me rendin e ditës dhe u morën vendime të rëndësishme në lidhje me administrimin e ndërmarrjeve shoqërore në vend.
Bordi ka miratuar valën e re të shitjes së aseteve të NSH-ve përmes likuidimit, SHAL 29, e cila është planifikuar të shpallet me datën 20 janar 2017 dhe dita e shitjes do të mbahet me 22 shkurt 2017. Kjo valë përfshinë 57 asete në rajone të ndryshme të Kosovës.
“Në këtë mbledhje Bordi miratoi edhe Planin e Punës të AKP-së për vitin 2017 duke paraparë 12 valë të shitjeve të aseteve për vitin 2017. Bordi poashtu miratoi edhe organogramin e ri të Agjencisë duke mundësuar kështu një dinamikë të re për të ardhmen. Ky përkushtim pasqyron zotimin e Bordit dhe Menaxhmentit të AKP-së për përshpejtim të procesit të privatizimit dhe likuidimit me qëllim të arritjes së objektivave dhe realizimit të mandatit ligjor të AKP-së. Veç kësaj, Bordi miratoi tw gjitha transaksionet e SHAL 27 të mbajtur me 7 dhjetor 2016 ku u shitën 49 asete me shumë prej €5,840,724”, thuhet në komunikatën e AKP-së.
Ndër të tjera Bordi miratoi edhe raportin e Komisionit për Shitje të Banesave me gjithsej 24 kërkesa të shqyrtuara.
Megjithatë bordi vendosi të filloj likuidimin e 12 ndërmarrjeve shoqërore si dhe aprovoi raportet e shpërndarjes së përkohshme për kreditorët e kualifikuar të 3 ndërmarrjeve shoqërore si në vijim: NSH Suhareka NPJA; NSH Ekonomia Peshkatari dhe NSH Shah Kosova, në shumë prej 1,378.365€
Gjatë kësaj mbledhje, Bordi i Drejtorëve dha pëlqimin për regjistrim/bartje në librat kadastral të pronës së KBI Ereniku në përputhje me vendimin përfundimtar të Qeverisë së Kosovës për shpronësim me numër 07/110 mënyrë që të mundësohet fillimi i punëve për ndërtimin dhe realizimin e projektit “Ngrohtorja e Re e Qytetit në Gjakovë” me fondet e IPA-së.
Poashtu Bordi miratoi edhe rezultatet e ofertimit për qiradhënie të një numër asetesh, sipas shpalljes publike të datës 21 tetor 2016.
Mbledhja e radhës e Bordit të Drejtorëve është caktuar për fund të janarit të vitit të ardhshëm.
Dita e ndeshjes, Kosova pret në ‘Fadil Vokrri’ Lituaninë
Sot seancë plenare, Kuvendi i Shqipërisë shqyrton projektbux...
Kryeministri rumun i reagon Kurtit për ndeshjen Rumani–Kosov...
Reagon legjenda e Hungarisë pas skenave rrëqethëse ku mbeti ...
Horoskopi ditor, çfarë kanë parashikuar yjet për ju
Sot seminari “Alfabeti Shqip dhe Identiteti Kombëtar”