Ministria e Zhvillimit Ekonomik në bashkëpunim me USAID-in organizojnë Forumin e Tretë të Nivelit të Lartë për Energji “Investimet në Infrastrukturën e Energjisë”.
Në këtë forum do të prezantohen sfidat dhe mundësitë në funksion të zbatimit të Strategjisë së Energjisë 2017-2026, me theks te veçantë investimet në infrastrukturën e energjisë, çështjet aktuale me rëndësi për sektorin e energjisë elektrike, siç janë sigurimi që projekti i termocentralit Kosova e Re – TCKR të vazhdojë tutje drejt përmbylljes financiare, rritja e furnizimit me burimet e ripërtëritshme të energjisë, si dhe mundësitë dhe sfidat që do të sjellë viti 2018.
Për të lehtësuar përfshirjen e drejtpërdrejtë të pjesëmarrësve të interesuar, do të organizohen edhe dy fokus grupe të ndara për tema të ndryshme.
Pjesë e forumit do të jetë Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ministri i MZHE-së, Valdrin Lluka, ambasadori i SHBA-së, Greg Delawie, ambasadori i Gjermanisë, Christian Heldt, përfaqësuesit e Bankës Botërore dhe të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, si dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve të pavarura dhe organizatave që veprojnë në sektorin e energjisë.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...