Oda Ekonomike e Kosovës dhe Oda Ekonomike e Malit të Zi organizojnë sot Forumin Ekonomik në mes Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.
Në këtë Forum Ekonomik të organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës dhe Oda Ekonomike e Malit të Zi do të jenë prezente afër 28 kompani të sektorëve të ndryshme malazeze, poashtu nga instancat shtetërore Doganat dhe Administrata tatimore, përfaqësues të Ministrisë së Infrastrukturës dhe të Financave të Malit të Zi si dhe përfaqësues të agjensionit për promovim të investimeve nga ky shtet.
Po ashtu nga pala Kosovare do të jenë të pranishëm biznesmen vendor të shumtë të interesuar për bashkpunim ekonomik dhe biznesor si dhe përfaqësues të institucioneve të ndryshme kosovare dhe agjencioneve relevante.
Vlen të theksohet se me Malin e Zi do të bisedohet edhe për eliminim të barrierave të ndryshme e në veçanti për taksën rrugore si dhe fakti tjetër që Kosova me këtë vend ka bilanc pozitiv tregtar.
Hidhet shorti për renditjen e subjekteve politike për zgjedh...
“Nëse kam nuse nuk gatuj unë”, Sara i përgjigjet deklaratës ...
KMDLNJ: Kuvendi të amandamentojë Ligj për Specialen
“Pa integrim të serbëve në Kosovë s’mund të ketë...
“Janë çifti ma i fortë këtu”, Gjesti debaton me Leon për Dri...
Dyshohet se gjuajtën me armë natën e Vitit të Ri, policia se...