Në komunën e Mitrovicës do të ndërtohet edhe një çerdhe.
Ministria e Arsimit tashmë ka hapur tenderin për këtë tender, shkruan arbresh.info.
Ndërsa vlera e parashikuar e kontratës është 600 mijë euro. Kështu bëhet e ditur në njoftimin për dhënie të kontratës të bërë publik në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik.
Aty thuhet gjithashtu se kohëzgjatja e kontratës është 36 muaj.
Gjithashtu në të njëjtin njoftim janë cekur edhe kushtet e pjesëmarrjes. Lloji i procedurës është i hapur ndërsa ofrimi i çmimit më të ulët është një ndër kriteret për dhënie të kontratës.
Afati i fundit për pranim të tenderëve / aplikacioneve është data 07.08.2020, ndërsa po atë ditë do të bëhet hapja e tenderëve në MASHT./arbresh.info/