Kthimi eventual i masave shtrënguese do të shkaktojë rënie të ekonomisë në vend. Kompanitë po luftojnë me likuiditetin dhe ende po rimëkëmben nga mbyllja e parë vitin e kaluar, shprehen nga komuniteti i biznesit.
“Shpresoj të mos kemi krizë më të madhe shëndetësore dhe të mos ketë sërish mbyllje sepse kompanitë janë dobësuar shumë dhe janë në gjendje të keqe. Një pjesë e tyre nuk kanë stabilitet financiar dhe kanë likuiditet të dobët. Nëse kemi ndonjë valë të re në vjeshtë, atëherë Qeveria duhet të mendojë për ndihmë të re financiare që kompanitë të mbahen në jetë”, tha Angell Dimitrov- Organizata e Punëdhënësve.
Nga organizata e kompanive mikro dhe të vogla thonë se masat e reja shtrënguese do të shkaktojnë mbylljen e një numri të madh të bizneseve krahasuar me vitin e kaluar, por se edhe do të rritet numri i të larguarve nga puna.
“Rreth 20 deri 30% e subjekteve tregtare janë mbyllur kurse përqindja e njëjtë e kanë reduktuar numrin e punonjësve. Nëse kemi masa të tjera shtrënguese, kjo do të thotë shkatërrim për këtë sektor, nuk do të mund të mbijetojnë kompanitë e vogla. Në këtë rast, përqindja e bizneseve të mbyllura do të rritej dyfish”, deklaroi Organizata e Shoqatave Tregtare.
Që nga fillimi i Pandemisë, një kohë të gjatë u mbyllën restorantet e dasmave, këndet e lojërave, kafenetë dhe lokalet, por masat shtrënguese i ndjenë të gjithë bizneset./Alsat/
“M’ka pshtu nga goja”, Edi bëhet pishman për ofendimet ndaj ...
Sara: U bëra akull, sepse nuk e prisja nga Driloni
Lushtaku inicion Memorialin historik për daljen e parë publi...
Musliu: Urgjentisht të fillojnë hetimet ndaj drejtorit të RT...
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...